×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Meja thotë “jo amnisti për kriminelët”

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 13:49

    Sot janë bërë 21 vjet nga Masakra e Mejës, ku nga regjimi serb ishin ekzekutuar 372 civilë shqiptarë.


    Për të nderuar dhe përkujtuar të rënët e kësaj masakre, në Mejë sot ka qëndruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjithmonë do të përkulet para sakrificës së martirëve të kësaj masakre.

    “Sot e përjetë, përkulje në nderim të sakrificës së martirëve të masakrës së Mejes”, ka shkruar Haradinaj. Po ashtu, duke marrë shkas debatet e fundit, Haradinaj ka thënë se për kriminelët nuk mund të ketë amnisti. “Drejtësia të vihet në vend – jo amnisti për kriminelët”, ka shkruar në fund Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!