Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 73-vjeçarin, Leonidha Rrapushi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
73-vjeçari ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka lidhje me një ngjarje të tillë.
Ai ka deklaruar se ata janë fqinjë dhe se ai e ka ndihmuar shumë këtë familje. Mësohet se 73-vjecari jetonte i vetëm në banesë.
Dy ditë më parë nëna e 9-vjeçares denoncoi se se i moshuari e ka prekur vajzën 9 vjeçe në vende intime. Ajo u shpreh se 73-vjeçari e merrte vajzën e vogël në dhomën e tij duke e gënjyer me çokollata dhe me lekë dhe tregonte video pornografike. Ka qenë vajza ajo që rrëfeu ngjarjen e rëndë tek nëna e saj.