×
  • Lajme
  • Lajme

    Një donator nga Shqipëria ia dhuron Kosovës 150 mijë euro për të luftuar coronavirusin

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 17:08

    Janë duke vazhduar ndihmat ndaj Qeverisë së Kosovës, në fondin që është krijuar për të mbledhur mjete për të luftuar coronavirusin.


    Deri më tani ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se janë grumbulluar gati 680 mijë euro.

    Bislimi ka deklaruar gjithashtu se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë.

    Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën.

    “Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!