×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia: 2 javë karantinë edhe për Behgjet Pacollin, pas kthimit nga Zvicra

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 17:56

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se rregullat janë publike dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe për kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.


    Ministria e Infrastrukturës ka thënë sot se i është thënë leje Pacollit që me avion privat të vijë në Kosovë, ndërsa për pjesën tjetër vendos Ministra e Shëndetësisë.

    Ministri Vitia thotë se për Pacollin do të vlejnë rregullat e njëjta si për çdo qytetar tjetër.

    “Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia në një përgjigje për Kohën.

    E, sipas rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet për dy javë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!