×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së: Personat e zhdukur nuk do të harrohen

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 19:04

    Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka thënë se të zhdukurit mund të mos jene me ne, por ata dhe ato nuk do të harrohen.


    Kjo ambasadë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes për ta treguar solidaritetin për personat e zhdukur.

    “Të zhdukurit mund të mos jenë me ne, por ata ose ato nuk do të harrohen. Në kujtim të më shumë se 1.600 qytetarëve të humbur të Kosovës, OJQ-të po organizojnë “Momentin e Errësirës” këtë mbrëmje. Për ta treguar solidaritetin, fikni dritat tuaja për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!