×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e dhimbshme e Nënës Pashkë: I vuri flakën vetës, tre ditë pasi ia kthyen eshtrat e djemve të saj që u vranë në Masakrën e Mejës

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 21:41

    Sot u shënua 21 vjetori i Masakrës së Mejës. Në këtë masakër u vranë edhe dy djemtë e nënës Pashkë.


    Kjo e fundit nga dhembja e madhe që ndjente me humbjen e djemve, në vitin 2003, rrugës për te varrezat, ishte ndalur te shkurret prapa gurit dhe e kishte fshehur një bidon me benzinë.

    Pasi që kishte kryer ritualin e vizitës te varrezat e djemve, ajo ia kishte vënë flakën vetes, vetëm tri ditë pasi ia kthyen në Kosovë eshtrat e djemve të saj, shkruan Reporteri.net.

    Dy djemtë e Pashkës u vranë nga forcat serbe në Masakrën e Mejës, sot 21 vite më parë.
    Trupat e tyre u gjetën në varrezat masive të fshehta në Batajnicë dhe sot prehen në varrezat e Mejës.

    https://www.facebook.com/AlbFem2018/photos/a.266267837247357/701496550391148/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARApLBNBcx_AC24g7dgTxb0N515DSAmPiy5208ILGg28YaIaJsnBvZpy903OLcFBsksKfEklYnd3WzbsutzTh1DcG8V6Wc2iRzC3TR6lL6XEI5nppaRp26BaOB5SNr6oA5d0z4nWdD4x-yNuHl7NC4kpadiXkFQgBVa7INzU-_e8mafh53Sx_1i41fQ9YcsVYlzT-ZkO1SaCCW0j3BdKi-pJpkt9MU6nXqYt_2ETI1UkX7qu7wpDjVKDJ6DPBmlcIdr3jhwR5pAdxRx2obkBzwFYQ9KN3yu8gmx5Igm8k05-OdV1cjEdzMcpyqXRnEjfraSkSSKLCAvk5GIu1rGEZos&__tn__=-R

    Kujtojmë se sot të gjithë liderët e vendit përkujtuan Masakrën e Mejës, ku thanë se nuk do të ketë amnistri për kriminelët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!