×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu kërkon falje për deklaratën e tij: U keqkuptova

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 21:48

    Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar figura e tij.


    Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë “grupi linçues” nxori sekuencën 35 sekondëshe nga deklarata e tij për të hequr vëmendjen nga deklarata e Shkëlzen Gashit.

    “Në debat e sipër u krijua një kakofoni dhe unë nuk kisha mundësi të sqaroj se çka nënkuptoja me atë amnisti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Analisti thotë se as ligjet ndërkombëtare nuk e lejojnë amnistinë e krimeve të luftës.

    Haxhiu thotë se ai i ka 11 anëtarë të familjes të humbur në luftë.

    “Secilin fushë të krimeve serbe unë i kam dokumentuar me emrin tim dhe me fotografitë e Alban Bujarit”.

    Gazetari thotë është kundër Gjykatës Speciale pasi sipas tij çdo dënim ndaj krerëve të UÇK-së do të konsiderohet dënim i UÇK-së e jo individëve.

    Haxhiu ka thënë se u kërkon falje të gjithë atyre që u ka shkaktuar shqetësime me atë deklaratë.

    “U kërkojë falje të gjithë atyre që e kanë keqkuptuar amnistinë përfshirë edhe familjarëve të mijë që e kanë humbur jetën që e kanë kuptuar amnistinë si amnisti për krimet e luftës”, tha ndër të tjera Batin Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!