×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja nga ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 8:10

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin mafioz të dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia këtë pasditë të së hënës në Durrës.


    Mësohet se Besmir Haxhia ka patur precedent penal jashtë vendit dhe dyshohet se ai ka qenë objektivi i atentatit të sotëm në Shënavlash të Durrësit.

    Besmir Haxhia njihej si Miri i Kolës dhe për disa kohë ka jetuar në Holandë.

    NGJARJA

    Fotot e mëposhtme tregojnë sesi është katandisur makina ku udhëtonin dy vëllezërit, të cilët u ekzekutuan në zonën e njohur të tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

    Hetuesit dyshojnë për të paktën dy atentatorë, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt dy vëllezërve, duke i lënë të vdekur në automjet.

    Fotot e mëposhtme, të përcjella nga report tv, tregon momentet kur nxirren nga makina trupat e pajetë të dy vëllezërve me origjinë nga Tropoja.

    Deri më tani është mësuar se automjeti i atentatorëve i ka ndjekur për një distancë prej 1 km vëllezërit. Nga mënyra e ekzekutimit, hetuesit kuptojnë se ekzekutimi i dy të rinjve ka qenë i mirmenduar në detaje, pasi deri më tani ende atentatorët nuk janë identifikuar. Nuk dihet ende nëse viktimat kanë pasur njohje me atentatorët, pasi ka dyshime se ata e kanë ndaluar makinën fillimisht.

    Dy vëllezërit Haxhia nuk kishin precedentë të mëparshëm penalë dhe dyshimet paraprake për shkakun e vrasjes mendohet të kenë të bëjnë me borxhe për makinat. Njëri prej vëllezërve, konkretisht 37 vjeçari Besmir Haxhia, kishte një biznes makinash (karrotrecash). Arturi kishte një studio ligjore pasi ishte avokat, ndërsa të dy bashkë, vëllezërit kishin dhe një biznes të këmbimit të valutës (Exchange).

    Deri më tani policia ka shoqëruar 30 persona, mes të cilëve dhe dy apo tri persona i ka prangosur./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!