Forcat e armatosura të Sllovenisë konfirmuan se tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19, shkruan Reporteri.
Ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim, theksohet në njoftim.
Disa ditë më parë, tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me koronavirus.
Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.
Në mesin e të infektuarve ka pasur edhe punonjës në bazën e ushtrisë amerikane Bondsteel. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.