Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.
Në njoftimin e klinikës thuhet se 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa 1 në gjende të rëndë shëndetësore.
“Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se sot, nga Infektivja lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.
Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.
Gjatë ditës së djeshme numri i të shëruarve ishte më i madh sesa ai i të infektuarve.