×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa i thotë qeverisë Kurti: Mos e maltretoni Pacollin, votat i kemi

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 18:28

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dalë në përkrahje kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pasi që Ministria e Shëndetësisë tha se nëse kthehet në Kosovë duhet të futet 14 ditë në karantinë.


    Mustafa thotë se Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19 dhe se vendosja eventuale e Pacollit në karantinë sipas tij është vendim politik, shkruan Reporteri.net.

    Ai i thotë qeverisë në detyrë Kurti që siç thotë të mos e maltretoi Pacollin, dhe të mos u thirren në parimet që nuk i kanë zbatuar si shkelës të Kushtetutës, sepse thotë se i kanë votat.

    Postimi i Mustafës:

    Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.
    Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

    Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

    Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

    Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.
    Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2872002342865984?__xts__%5B0%5D=68.ARB_MS_lzge2w62Ma9eYr3Rt5mF-IoUriJYq_DMvaV58ayMurvwrSIx8NMPWFb2mnSXdCEJBRFUfK1sYVyEdAwKPOG7MRrfJY8ygnWCTepOFsk43nR7-4vuxp1tBz7N9MYCF-xHqy4-8BXpx0KuzZh35p7q5jnfHEF6N17CukP6TsQycJ7KTXmCjay9iodTcsWJFBVWwPZA95FZgnLWQUousSR9XGz39799t7J8lghnbHU1woi7Al8uQESAyYaKY-rpUiKn7jQ-MKeqlExLPkaEwzjZPQAfmmxQtJUk-s-NC5uDBUDk4T1-27C7k9FWSkt4P2FXJUnMGZR_J1z4GYw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!