Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar lidhur me zvogëlimin e masave dhe hapjen e ngadaltë të bizneseve.
Reporteri mëson se në takim është propozuar që kafet e restorantet të mund të hapën më 1 qershor, kurse klubet e natës dhe sallat e dasmave vetëm pas verës.
Reporteri.net mëson se edhe kur të hapen kafet dhe restorantet më 1 qershor ato do të punojnë me gjysmë kapaciteti, me gjysmën e tavolianve, të mbahet distanca, të vendosen maskat, të ketë dezinfektues.
Ndërkohë, në takim është diskutuar që kafet dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë kafe take away që nga mesi i majit.
Kujtojmë se masat kufizuese aktuale ku qytetarët kanë drejtë të dalin vetëm 1 orë e gjysmë janë deri më 4 maj. Ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se Prishtina do të largohet nga karantina, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.