Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se situata e krijuar me kryetarin e AKR’së është tragjikomike.
‘’Është komedi politike që e kemi konsumuar që dy ditë. Është komedi se ka krijuar një situatë për mendimin tim tërësisht të panevojshme’’, thotë ai.
‘’Po më vjen keq që ni si Kosovë po prodhojmë këso lajmesh tragjikomike, në qendër të së cilës tani është kryetari i ARK’së, deputet i Kuvendit. Nëse do të kishte vullnet të mirë, zgjedhja do të ishte e qartë. Atij do i bëhej një kontroll në aeroport. Prej aty do vazhdohej’’, ka deklaruar Latifi në T7.
Por Latifi shton se nuk duhet të përdorën standartet e dyfishta.
‘’Nuk duhet të ketë standarte të dyfishta. Ka lajme se deptuetë të Lsitës Serbe kanë udhëtuar në Beograd. Pra në një shtet tjetër.’’, thotë Latifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.