×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj kundër ndërkombëtarëve për shembjen e teatrit, rezistenca e artistëve vazhdon

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 23:02

    Në kohë pandemie globale nga Covid 19, në kohë izolimi e karantine për shqiptarët, në kohë kur po Shqipëria është tërhequr përkohësisht nga konventa e të drejtave të njeriut dhe po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare nga vendimet qeveritare, në kohën kur po shkelet Kushtetuta, në kohë kur nuk mund të kërkohet drejtësi pa një Gjykatë Kushtetuese një deklaratë e kryebashkikut Erion Veliaj mbi fatin e Teatrit Kombëtar ngjau si rrufe në qiell të hapur.


    “Nuk bëhet fjalë të dalësh kundër Bashkimit Evropian. Ashtu si kryetari i bashkisë së Firenzes kur ndërton teatrin e ri nuk sillet si inferior dhe pret t’ja vendosë BE këtë. Ky është vendim thellësisht lokal. Vendimet në Shqipëri, do të merren nga njerëzit që jetojnë në Shqipëri”.

    Ndaj Tempora vendosi të shkojë në zemrën e rezistencës, aty ku prej më shumë se 2 vitesh është protestuar dhe ia kanë dalë që të mbrojnë Teatrin kombëtar nga shembja, të paktën deri më sot.

    Por çfarë po ndodh sot atje, ku është Aeanca për Mbrojtjen e Teatrit? Pyetja merr përgjigje sapo mbërrin pranë godinës së Teatrit Kombëtar, i cili sot është marrë në mbrojtje nga Europa Nostra.

    Artistët janë aty, nuk kanë lëshuar teatrin as për një minutë të vetëm. Premtojnë se do e mbrojnë deri në pikën e fundit dhe për këtë ata janë të bindur.

    “E para këtyre nuk u zihet besë. Këtyre ju ka marrë plotësisht mendtë pushteti”.

    Ndërsa vetë artistët e shikojnë me jo pak çudi deklaratën e kryebashkiakut, teksa thonë se kjo nxori në pah një tjetër realitet të kësaj shumice.

    “Në fakt jam shumë i lumtur sepse neve me këmbënguljen tonë edhe me marrjen e mbështetjes së Evropës, zbuluam se kemi disa autoritete që deri tani na kanë përdorur kartën e ndërkombëtarëve dhe tani dalin kundër tyre. Kjo është një fitore e madhe e teatrit që po nxjerr autoritetet lokale kundër ndërkombëtarëve.”

    Neritan Licaj thotë se kjo deklaratë për teatrin tenton të shkëpusë vëmendjen nga realiteti që po ndodh sot në Tiranë.

    “Për të shkëputur vëmendjen nga ajo. Nuk vendos Erion Veliaj më këshillin e tij të lodhur bashkiak.”

    Megjithatë deklarata e kryebashkiakut i është përcjellë Europa Nostrës nga Aleanca, e cila duket se e ka pritur me jo pak shqetësim këtë qëndrim.

    “Europa Nostra për deklaratën e Veliajt është shumë e shqetësuar. Kemi pasur komunikime. Qartësisht Erion Veliaj ka dalë kundër ndërkombëtarëve”.

    Edhe pse tashmë janë më të reduktuar në numër në ambientet e Teatrit dhe Covid duket se ka ndryshuar edhe ritmin e protestës.

    Megjithatë në asnjë çast nuk është vënë në diskutim vijimësia e protestës së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!