Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive janë gjithsej 51 raste të hospitalizuara, prej tyre 36 me coronavirus.
MSH thotë se 28 raste janë stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy pacientë janë në gjendje të rëndë.
Sot ndërkaq do të lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Njoftimi:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 29/04/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 51raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 36 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon:
Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 28 raste janë në gjendje stabile,
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërs në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.
Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.
(Raporti nga: Dr. Sadije Namani)
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1648780158612898&id=597689407055317&__xts__%5B0%5D=68.ARDVWktLHVV1BGPRq0oLY-m96P3o_HxEl3odUAg9t5bkG_sYeaLBJoVYG1Pvf70zYACpXqzXNksPHETiGHDDvdhVIfYBAmYkBynnYL1xF99J3rntLWOiUQGRTz6CqNfFdWhU8BzV4QoBOxZSmTMBfjSwVQI8_MyyQzrNBLAeLvzXUSUIHvE8WSDcQOskc-1Yi1OJqzv9ZD32m0Mw99mQxFvlGZSyU4ST3_lW8XMvDsM7S2F6vmQedF0xvinhtsKjcfLRDN848XSCY0eCgmDHKjCrk6UGxrqVMJv-_fHVZ9fuCW5m-F5Ww37vadQ-Xewe2YkTTeMBmr7D8sApOM_CoA&__tn__=-R