×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata greke dënon me burgim të përjetshëm shqiptarin që vrau vajzën e tij

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 11:09

    Gjykata e Janinës ka dënuar me burg përjetë shqiptarin që vrau vajzën në mënyrë makabre në Korfuz dhe më pas për të fshehur gjurmët e groposi trupin e saj në oborrin e shtëpisë private ku jetonte.


    Aleko Petro u dënua sot nga gjykata në Korfuz me burg përjetë për vrasjen dhe 30 muaj e një mijë euro gjobë për armëmbajtje.

    Dëshmitë e të dashurit afgan të vajzës dhe kumbarës ishin vendimtare në vendimin e gjykatës për dënimin e shqiptarit.

    Anxhelina Petro 28-vjeçe prej vitesh qëndronte në Korfuz me të atin, i cili e vra natën e vitit të ri 2019, ndërsa nëna e saj jetonte në Berat në Shqipëri.

    Por si u zbulua vrasja? Ishte i dashuri i vajzës nga Afganistani që bëri denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë. Ai ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen e tyre. Më pas policia mori në pyetje të atin e vajzës, ku ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.

    Fillimisht i ati i vajzës 52-vjeç u shpreh para policisë; më ndihmoni që të gjej vajzën time. Por pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithcka ‘po, unë e vrava vajzën’ ndërsa vendin ku e varrosi e zbuloi qeni.

    Shqiptarja Anxhelina Pjetro kishte disa vite që ishte njohur me afganin, ndërsa babai e kundërshtonte marrëdhënien. Kjo ishte arsyeja që vajza ishte larguar nga banesa, ndërsa punonte në një dyqan. Sherret e njëpasnjëshme sollën edhe ngjarjen tragjike në ditën e parë të janarit të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!