×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 11:51

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branislav Radoviç, ka konfirmuar se të martën gjatë ditës është gjetur një trup i pa jetë në një fshat të Leopsaviqit.


    Trupi i viktimës është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë ku jetonte.

    Radoviç ka treguar se personi që është gjetur i vdekur ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij, derisa ka shpjeguar se viktima ka pasur një plagë me armë zjarri në gjoks.

    “Ai ka treguar që nuk e kishte parë vëllain e tij që nga ora 4 pasdite dhe se ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Të nesërmen, patrullat filluar kontrollat dhe e gjetën trupin e pa jetë me një plagë në gjoks të shkaktuar nga një armë zjarri”.

    “Përveç trupit të pa jetë është gjetur edhe një armë e tipit AK-47 si dhe dy kuti me nga 30 plumba të kalibrit 7.76”, ka thënë Radoviç për KO.

    Prokurori i rastit ndërkohë ka dhënë urdhër që trupit të pa jetë t’i kryhet autposia derisa ende s’ka ndonjë të dyshuar për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!