×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja e bindur: I kemi numrat për Qeverinë Hoti

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 14:38

    Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë pas arritjes së marrëveshjes për koalicion me LDK-në.


    Pas këtij takimi, nënkryetari Gazemend Abrashi ka thënë se tani ka mbetur vetëm cështja procedural pasi, sipas tij, numrat janë për të votuar Qeverinë Hoti, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka asnjë dilemë që votat për Qeverinë Hoti I kemi siguru. Presim që të kryhen të gjitha procedurat. Pritet që shpejt të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti. Numrat i kemi”, ka thënë Gazmend Abrashi.

    Ndërkohë, Abrashi ka konfirmuar se partia ka aprovuar propozimet e Ramush Haradinajt për ministra nga kjo parti.

    Deri tani nuk dihet se kur do të bëhet kërkesa zyrtarëe për thirrjen e seancës, mirëpo dihet se cështja e numrave nuk është tërësisht e sigurt, sidomos pas kundërshtimit të disa deputetëve të LDK dhe dyshimit nëse mund të jetë i pranishëm deputeti Behgjet Pacolli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!