×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama flet për hapjen e “korridoreve” ajrore më 11 maj: Të hënën shtojmë zonat e gjelbra

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 19:13

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për hapjen e një ‘korridori të ngushtë’ tokësor dhe ajror duke nisur nga 11 maji, datë që sipas tij do të jetë me rëndësi pasi parashikohet një lehtësim edhe më i madh i masave shtrënguese.


    Në një dalje në ERTV, Rama deklaroi se po shikohet mundësia për lehtësimin e lëvizjes, por duke parë gjithmonë ecurinë e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

    Rama ka folur po ashtu edhe për zgjerimin e ‘zonave të gjelbra’ në ato qytete apo zona ku nuk ka raste të koronavirusit. Kreu i qeverisë deklaroi se javën e ardhshme mund të ketë një zgjerim të këtyre zonave, ku ka një lehtësim më të madh të qarkullimit të qytetarëve.

    RAMA: Regjim më të lehtësuar të lëvizjes e po studiojmë e presim nga komiteti i ekspertëve propozimin për zgjerimin e zonave të gjelbra, ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë disa kriteret e vendosura për të zgjeruar në një pjesë jo të vogël të territorit ndërkohë që si Tirana dhe zona të tjera mbeten zona delikate e nuk përfshihen, por deri të premten do kemi një konkluzion e do lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra që u shtohen atyre ekzistuese.

    Hapja do vazhdojë, me shumë kujdes. Kini parasysh cfarë ndodh rreth e rrotull. Se ka disa sikur nuk jetojnë në këtë botë, pashë një deklarim të drejtorit të ISHP gjerman që nënvizonte faktin se ka një rritje të zinxhirit të infeksionit në kushtet kur ka filluar hapja e kërkonte rishikim të masave të hapjes.

    Po sot pashë lehtësimin e deklaruar nga qeveria greke e duke qenë se ka shumë që duan të ikin në Greqi nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë, brenda përbrenda, pra kur flasim hap kufijtë se na mbyte e na vrave, a shikoni se ça ndodh në vendet e tjera? Të bëjmë durim e ruajmë qetësinë.

    Duke qenë se jemi tërësisht të suksesshëm deri tani, e duke qenë të vetëdijshëm se në një javë të vetme hapemi, duhet shumë kujdes, deri pas kësaj jave e javës në vijim, do bëjmë analizë të thellë me ekspertët do ballafaqohemi dhe komunitetit për korridoret ajrore e tokësore, në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel e në javën e ardhshme do shikojmë me shumë kujdes elementët që na duhen për të bërë një analizë të saktë. Përsa i përket lëvizjeve. Është një koridor shumë i ngushtë ajror. Pasi shumë pak vende i kanë hapur fluturimet. Lehtësimi do të vijë në proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!