Kreu i qeverisë ka reaguar për herë të parë në lidhje me një propozim të ish- Ministrit të tij të Shëndetësisë Beqaj, i cili para disa ditësh hodhi idenë se duheshin shkurtuar pensionet suplementare dhe pagat e administratës për t’i bërë ballë pasojave që do sjellë Covid në ekonomi.
Rama tha se gjithkush është i lirë të japë idetë e tij, por qeveria nuk do të ulë paga e pensione.
“Nuk ka ulje pensionesh dhe nuk ka ulje rrogash. Nëse dikush jep një mendim kjo nuk do të thotë se do të merret parasysh apo qëndrimit zyrtar për këtë cështje nuk ka patur dhe nuk do të ketë prekje të pagave. Pagat do të preken vetëm për tu rritur dhe asnjëherë për ti ulur”, sqaroi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.