Trevor Cherry, ka vdekur të mërkurën mbrëma në moshën 72-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e Cherry-t vjen më pak së dy javë pasi ish-bashkëlojtari i tij te Leeds, Norman Hunter u nda nga jeta.
Cherry ka realizuar rreth 500 paraqitje për Leeds në vitet 1970-ta dhe e përfaqësoi vendin e vet Anglinë në 27 takime.
Në njoftimin për media Leeds ka bërë të ditur se Cherry nuk ka pasur ndonjë sëmundje.
“Leeds United është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e legjendës së klubit Trevor Cherry, e cila ndodhi papritmas dhe befasisht”, thuhet në njoftimin e Leeds.
#LUFC are shocked and deeply saddened by the news that club legend Trevor Cherry has passed away. Our thoughts are with Trevor’s family and friends at this time
— Leeds United (@LUFC) April 29, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.