×
  • Lajme
  • Botë

    Helikopteri i NATO-s rrëzohet në ujërat greke, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 8:12

    Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s është rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi.


    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 prill) dhe si pasojë një pasagjer ka humbur jetën ndërsa pesë te tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Në operacionin e kërkimit janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke.

    Helikopteri Kanadez u rrëzua pak para orës 21:00. Helikopteri humbi kontaktet rreth 85 km larg Kefalonisë.

    Sipas raportit, helikopteri po transportonte gjashtë persona, ndërsa zakonisht ky lloj helikopteri mbart deri në katër pasagjerë.

    Mbetjet e helikopterit dhe një person i vdekur u gjetën nga anijet italiane të NATO-s.

    Forcat e Armatosura Kanadeze konfirmuan të Mërkurën se ata kishin humbur kontaktin me një helikopter, i cili po kryente një patrull në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!