33 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive.
27 prej tyre janë në gjendje stabile, 5 janë në trajtim me oksigjenoterapi teksa një paciente është në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive, shkruan lajmi.net.
Sot nga klinika do të largohen edhe dy pacientë të shëruar, teksa pesë të tjerë do të lirohen për shkak të gjendjes stabile shëndetësore.
Njoftimi i plotë nga QKUK:
Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;
27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.