×
  • Lajme
  • Botë

    Përplasje dhe të shtëna me armë, policia greke ndjek të riun shqiptar si në filma

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 10:32

    Një operacion i policisë greke për të kapur një shqiptar është i denjë për film aksion. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Zografou të Athinës, ku policia tentoi të ndalonte një shqiptar i cili ndodhej në një makinë të bardhë.


    Por sapo i riu ka pikasur policinë i ka dhënë gaz makinës duke u përpjekur të largohej.

    Tentativa për t’i shpëtuar policisë dështoi nga të shtënat me armë të policisë greke dhe më pas përplasja e makinës së shqiptarit me dy pemë, raporton Zougla.gr

    Pas përplasjes, i riu përsëri tentoi të largohej duke dalë nga makina, por nuk ia doli pasi u vu në pranga nga policia.

    Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe një operacion ku jetonte i riu shqiptar, i cili ka qenë i njohur për drejtësinë greke në fushën e vjedhjeve.

    Hetimet e policisë vazhdojnë, pasi janë në kërkim edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me të riun shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!