Kampionati spanjoll në futboll do të kthehet më 7 ose 14 qershor me ndeshje pa publik, konfirmon “Kadena Kope”, duke u thirrur në burime të saja.
Dje, kryeministri spanjoll, Pedro Sançez ka njoftuar se aktivitetet individuale sportive lejohen nga 4 maji. Kjo do të thotë se nga e hëna, ekipet e futbollit do të mund të mbledhin lojtarët e tyre me bindjen se është siguruar edhe distancë sigurie.
Sipas informatave të mediave spanjolle, stërvitje do të lejohet për grupe më të vogla nga 11 maji. Nga 26 maji do të lejohen stërvitje në grupe për krejt përbërjen, ndërsa dy ose tre javë më vonë kampionati mund të nis vazhdimin e saj.
La Liga ishte pezulluar pas xhiros së 27-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.