Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se gjatë takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës ka lidhur marrëveshje me LDK-në.
Sipas Limajt, partia e tij beson se Kosova ka nevojë për një qeveri që del nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Sot me kryetarin e LDK dhe kandidatin për kryeministër, kemi lidhur koalicion. NISMA beson se në këtë situatë, Kosova ka nevojë për një qeveri që del nga Parlamenti i Kosovës dhe i përgjigjet Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.
“Detajet e marrëveshjes i shihni pas pak kur del në public. Mirëpo, ne kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, ka shtuar ai.
Kjo është marrëveshja e dytë që LDK bën me partitë opozitare, pas asaj të djeshmes me AAK-në e Ramush Haradinajt./Reporteri.net