×
  • Lajme
  • Lajme

    Meliza Haradinaj i përgjigjet atyre që ia përmenden dënimin me burgim me kusht

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 14:49

    Meliza Haradnaj-Stublla ka qenë këto ditë ndër personat politik më të komentuar, kjo për arsye se partia e saj, AAK-ja e ka përzgjedhur për ministre të Punëve të Jashtme.


    Por nominimi i saj nuk u prit mire sidomos nga disa opinionist dhe persona të shoqërisë civile, duke thënë se ajo ka probleme me ligjin, gjatë vitit të kaluar ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht dhe 100 euro gjobë për akuza për mos deklarim ose deklarim të rremë të pasurisë, shkruan Reporteri.net

    Këtyre zërave ka vendosur t’iu përgjigjet sot Meliza e cila ka dhënë të vërtetën e saj.

    Ajo thotë se vendimi në shkallë të parë me të cilin është shpallur fajtore siç pohon për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo.

    Ajo thotë se këtë vendim e kam apeluar.

    Reagimi i saj:

    Të nderuar qytetarë,

    E vërteta lidhur me rastin ligjor që po diskutohet rreth meje këto ditë në media, pas nominimit për Ministre për Punë të Jashtme të Kosovës, është si vijon:
    1) Studimet postdiplomike për diplomaci i kam kryer në vitin 2011 në Mbretërinë e Bashkuar (në Oxford University), ku edhe kam jetuar për një kohë.

2) Në vitin 2015 kam hapur në Mbretërinë e Bashkuar një biznes përmes formës elektronike, duke respektuar në tërësi legjislacionin anglez në fuqi, me kapital fillestar prej 10 funtash.
    3) Në vitin 2017, kur jam emëruar këshilltare e Kryeministrit, jam konsultuar me avokatin anglez, i cili më ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste, dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e kam deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e Këshilltares së Kryeministrit. Vlen të theksohet se biznesi përgjatë gjithë historikut të tij financiar, nuk ka tejkaluar vlerën prej 3,000€ qarkullim. Citoj letrën e avokatit deponuar edhe në Prokurori: “Mund të konfirmoj se kompania ‘In Middle Ltd’ nuk ishte ndërmarrje tregtare më datën 30 shtator 2017 dhe se statusi i saj nuk ka ndryshuar që atëherë. Gjithashtu mund të konfirmoj se mikro llogaritë e fundit për kompaninë për vitin që mbaron më 30 shtator 2017, treguan vlerë neto të aseteve prej më pak se 3,000 euro, e cila është brenda pragut të përcaktuar në Ligjin e Kosovës nr. 04/L-50 (dhe ndryshim/plotësimit të Ligjit nr. 04/L-228).”
    4) Vendimi në shkallë të parë me të cilin jam shpallur fajtore për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo. Këtë vendim e kam apeluar.
    5) Kjo është e vërteta rreth rastit tim.
    Me respekt,
Meliza Haradinaj-Stublla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!