Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm.
Sic thotë ai, këtu nuk ka përjashtu as trajtimin potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. E, sipas Haradinajt, njëlloj e kundërshton edhe trajtimin e deputetit Behgjet Pacolli, shkruan Reporteri.net
“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, ka qenë vetë Pacolli që është përgjigjur sot për të treguar vendndodhjen e tij, pas paralajmërimeve të ministrit në detyrë, Xhelal Svecla, për arrestim në rast se ka hyrë në Kosovë./Reporteri.net