×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se Kosova nuk e meriton Qeverinë e Kurtit

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 15:14

    Deputeti Behgjet Pacolli pasi u bë i “gjallë” nga Shqipëria pas debateve të shumta për vendndodhjen e tij, sidomos pasi ministri Xhelal Svecla ngriti dyshime se ai mund të ishte futur ilegalisht nga presidenti Hashtim Thaci, dhe ku i përmendi edhe pritjen në shtëpi, por edhe votimin pro Qeverisë së tij, ka reaguar sërish, kësaj herë përmes postimeve në Twitter.


    Pacolli thotë se Kosova nuk meriton një qeveri që krijon dhe funskionon me lajme të rreme dhe që dëshiron të heq demokracinë parlamentare.

    “Nga Tirana në vijim të shqetësimit për zhvillimet në #Kosovë dhe tendencat antikushtetuese dhe antidemokratike të qeverisë në largim. #Kosova nuk e meriton një qeveri që krijon dhe funksionon me lajme të rreme dhe që dëshiron të heq demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se tentimet e qeverisë në detyrë për arrestimin e deputetëve është një kërcënim për demokracinë.

    “Veprimet autoritare të kësaj qeverie për të shkelur kushtetutën, për të shmangur Parlamentin, për të kërcënuar arrestimet e deputetëve dhe institucioneve të deputetëve është një kërcënim për demokracinë dhe mënyrën e të jetuarit. Qeveria që pengon deputetin nga detyra e tij është e pashembullt. E rrezikshme përmes policisë për të ndaluar Cen e 21-të të deputetit”, thotë Pacolli.

    Ai shton se nuk mund të synohet hyrja në Europë ku një ministër në detyrë mund të kërkojë përgjegjësi nga një deputet për të treguar vendndodhjen.
    “Qeveria i përgjigjet Parlamentit. Në momentin që qeveria shkel dhe nuk respekton kontrollet dhe ekuilibrat, atëherë kemi një problem serioz për të ardhmen e vendit”, thotë Pacolli.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!