Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli para rreth një ore hodhi poshtë pretendimet se ai është futur ilegalisht në Kosovë dhe tha se ndodhet në Shqipëri, por pa treguar saktë vendin.
Ndërsa, më pas përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka bërë të ditur se ai ndodhet në Tiranë dhe jo në Thumanë siç u raportua më herët.
Deputeti dhe kreu i AKR’së i cili ishte nisur për në Kosovë por që kishte përfunduar në Tiranë shkaku se atij institucionet kosovare i kërkonin të karantinohej për 14 ditë.
Në postimin e tij në Twitter, Pacolli tha se ndodhet në Tiranë, prej nga po i ndjekë zhvillimet në Kosovë.
“Nga Tirana duke i ndjekur me shqetësim zhvillimet në Kosovë dhe tendencat kundërkushtetuese dhe anti-demokratike të qeverisë në largim. Kosova nuk e meriton një qeveri që krijon dhe funksionon me lajme të rreme dhe që dëshiron të largojë demokracinë parlamentare në Kosovë”, ka thënë Pacolli në Twitter. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.