Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ka njoftuar se ka dekretuar Avdullah Hotin për Kryeministër të Qeverisë së re të Kosovës.
Ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi ka pranuar një letër nga kreu i LDK-së, isa Mustafa ku ai konfirmon se i mbështetë të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re, shkruan Reporteri.
“Të gjitha partitë konsiderojnë se duhet të ketë Qeveri të re, me përjashtim tëre, prandaj pas letrave të dërguar LDK-së, sot kam marrë letër nga zoti Isa Mustafa, përmes së cilës që i mbështetë të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re, shumicë kjo që mu dëshmua edhe faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për Kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka nënkuptuar se nuk do të ketë pengesa në votimin e Qeverisë së re. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.