×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për vizitën në Shqipëri: Veç për qejf

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 16:35

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ka njoftuar se ka dekretuar Avdullah Hotin për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.


    “Të gjitha partitë konsiderojnë se duhet të ketë Qeveri të re, me përjashtim tëre, prandaj pas letrave të dërguar LDK-së, sot kam marrë letër nga zoti Isa Mustafa, përmes së cilës që i mbështetë të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re, shumicë kjo që mu dëshmua edhe faktikisht. Në përputhje me këtë letër, informoj se sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për Kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai, teksa ka thënë se nuk duhet të ketë pengesa nga askush për votimin e Qeverisë së re, shkruan Reporteri.

    “Në si liderë vijmë dhe shkojmë nga pushteti, por respekti për Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës është i përjetshëm, dhe kështu mbetet përgjithmonë”.

    Teksa është pyetur për ftesën e Kurtit për përballje në një debat televiziv, ai tha se është përballë me të gjithë për 20 vjet dhe se i ka mposhtur, siç ka thënë ai, në mënyrë spektakolare.

    Ka thënë se Qeveria e tanishme, të cilët e quajti mbrëmë si ndërmarrje kriminale, duhet të ndalë kërcënimet ndaj deputetëve.

    Kur është pyetur nga gazetarët se për çfarë arsyesh ka qenë në Shqipëri ai është përgjigjur shkurt. “Veç për qejf”, deklaroi ai./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!