Lëvizja “Vetëvendosje” ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për Avdullah Hotin.
Shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi ka deklaruar se dekreti i presidentit është joligjor.
Sapo dërguam në Kushtetuese vlerësimin e dekretimit të Thaçit. Pra, me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë kushtetutën dhe si të tillë ne e kemi dërguar në |Kushtetuese për vlerësim.
“Jo rastësisht në këtë kohë që përfundon java e punës, presidenti është përkujdesur që Gjykatën Kushtetuese ta gjej të pushuar.
“Natyrisht se neve kjo nuk na zë në gjumë. Ato po mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë këto 3 ditë punësimi duke e ditur se po e shkelin kushtetutën. Sot po dëshmojmë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi kushtetutën dhe demokracinë dhe republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.