×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermeri nga Rahoveci që prodhon 4,000 kg mjaltë në vit me 400 koshere

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 17:40

    Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku e ka vizituar fermerin Adem Gashi nga fshatin Sapniq, i cili drejton bletarinë “Nektari”, për të parë nga afër se si ai e zhvillon biznesin e tij.


    Siç ka njoftuar drejtoria, fermeri posedon mbi 400 koshere me bletë dhe me këto kapacitete ai arrin të prodhojë rreth 4,000 kg mjaltë në vit.

    Për më tepër, shitjen e mjaltit e bënë në shtëpi, sepse klinetët për arsye se janë të kënaqur me produktin, e kërkojnë atë deri te shtëpia e tij.

    Njoftimi i plotë i drejtorisë:

    Të mirresh me biznesin e ëmbël…??

    Fermeri Adem Gashi nga fshati Sapniq (Bletaria Nektari) merret me bletari tash e një kohë të gjatë. Punët në bletishtën e tij i kryhen me shumë pasion pasi që këtë e ka edhe trashegimi nga prindërit e tij.

    Ai tani posedon mbi 400 koshere me bletë, ku sipas mundësive i ka ndarë në disa vende të ndryshme. Varësisht nga viti në vitë, prodhimi i mjaltit shkon deri në 4.000 kg, tregon fermeri në fjalë.

    Shitjen e bënë kryesisht në shtëpi, pasi që klientët janë të kënaqur me produktet: mjaltin dhe qumshtin e bletës.

    Komuna e Rahovecit vitin e kaluar ka ndihmuar sektorin e bletarisë me koshere të bletëve, ndërsa tani do të vazhdojë ndihmën me paisje tjera të nevojshme për bletarët e komunës sonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!