Publicisti Veton Surroi ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar pas dekretimit nga Presidenti për të nominuarin për Kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti.
Surroi në shkrimin e tij thotë se është lajm i mirë se nuk po fshihen më dhe po duan ta marrin pushtetin pa e përfillur Kushtetutën.
“Ndoshta quhet stadi i fundit i cubërisë ky kur jo që nuk skuqen prej vjedhjes së paralajmëruar por e paralajmërojnë me krenari. Koha e cubërisë po mbaron.” shkruan Surroi në Facebook.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë është se kanë vendosur të mos fshehin më dhe po shpallin me dekret se kanë vendosur ta marrin pushtetin duke e shpërfillur Kushtetutën.Ndoshta quhet stadi i fundit i cubërisë ky kur jo që nuk skuqen prej vjedhjes së paralajmëruar por e paralajmërojnë me krenari. Koha e cubërisë po mbaron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.