Avioni i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli sapo është nisur nga Tirana për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në aplikacionin për fluturime, shihet se avioni i Pacollit sapo është nisur edhe ai brenda disa minutave pritet që të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Reporteri.
Në aeroport për ta pritur Pacollin ka dalë edhe kushëriri i tij, Rrahim Pacolli, i cili tha se nuk e di nëse kreu i AKR-së, do të karantinohet.
Aty po ashtu ndodhet edhe këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj,
Ndërkohë para aeroportit ndodhet edhe polica dhe vetura e autoambulancës./Reporteri.net