Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tashmë ka ateruar aeroplani privat i deputetit Behgjet Pacolli.
Në aeroport Pacollin kanë dalë për ta pritur këshilltarët dhe familjarët e tij, shkruan Reporteri.
Zyrtari i AKR’së, Rrahim Pacolli ka thënë se kreu i kësaj partie nuk do të karantinohet në Qendrën e Studentëve por se do të shkojë drejtë e në shtëpinë e tij.
Këtë e kanë thënë edhe këshilltarët e tij.
Ndërkohë, ekipet mjekësore janë futur në brendi të Aeroportit dhe pritet ta kontrollojnë gjendjen e tij shëndetësore.
Kujtojmë se Pacolli ka qenë duke qëndruar në Zvicër, gjatë kohës kur kKosova mori masa të ashpra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Reporteri.net