Një ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ai ka incizuar fshehurazi bisedat e anëtarëve të VV-së.
Ish-aktivisti, Ferat Koca ka thënë për Reporterin se Sveçla mbante një diktafon në xhep dhe incizonte bisedat e anëtarëve të kësaj partie.
Ai ka përmendur një rast që kishte ndodhur në vitin 2009 në Mitrovicë, ku pas bisedës që ai kishte me përgjegjësin e qendrës së VV-së për Mitrovicën, Bujar Voca, Sveçla kishte incizuar tërë bisedën.
Gjatë kësaj bisede Voca ka thënë se ia ka paraqitur pakënaqësitë e tij dhe në fund ia kishte ofruar dorëheqjen, e pikërisht pas këtij momenti Sveçla nga xhepi kishte nxjerrë diktafonin dhe kishte thënë se tërë biseda është incizuar.
Ai këtë e ka konsideruar si të papranueshme.
Kujtojmë se Xhelal Sveçla po e ushtron postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, pasi që Agim Veliu u shkarkua nga kjo pozitë. /Reporteri.net/.