×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kurti më bëri thirrje për konfrontim, hera e parë që frikësohem në një shtet

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 19:28

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka arritur tashmë në Prishtinë dhe nga Aeroporti “Adem Jashari” ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë qenë të lidhura me të.


    Pacolli ka thënë se është privuar nga shteti që të kthehet në vendin e tij, e kjo sipas kreut të AKR-së, është e papranueshme.

    Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti mbrëmë përmes statusit të tij i bëri thirrje për konfrontim, shkruan Reporteri.

    “Unë jam privu prej shtetit tim, kjo është e papranueshme. Duhet të ju them atyre njerëzve që mendojnë kështu se nuk i përkasin kësaj shoqërie. Postimi i kryeministrit në ikje nuk më ka pëlqyer, ai më ka bërë thirrje për konfrontim. Unë nuk jam kriminel jam qytetar i denjë i këtij shteti, dhe krejt punën që e bëj vjen nga vullneti im. Unë jam qytetar i botës dhe mund ta zgjedh vendin ku dua të jetoj, e kam zgjedhë Kosovën dhe këtë të drejtë nuk mund të ma cënojë asskush”, u shpreh ai.

    I pyetur për zhvillimet e fundit në vend, Pacolli ka thënë se është i gatshëm të rishiqojë disa gjëra, derisa është shprehur se është hera e parë që frikësohet prej një shteti.

    “Unë di aq sa edhe ju se çka po ndodh politikisht. Jam i gatshëm të rishiqoj disa gjëra. Këto kushtëzimet që më janë ba ditëve të fundit kanë ndikuar në edukimin tim të mëtutjeshëm politik. Kam qenë dy muaj i vetizoluar me familjen time. Ditën kur kom dashtë të vij në Kosovë e kam bërë testin, i cili ka dalë negativ. Është hera e parë që unë frigohem prej një shteti. Jam kontrolluar dhe jam në dispozicion për të implementuar rregullat.Jam frikësuar nga presionet dhe lojërat që janë ba deri në momentin kur jam nisë për në Kosovë”, u shpreh ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!