×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj: Njerëzit e AAK-së në qeverinë e re janë profesionistë

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 19:54

    Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se vendit i duhen institucione stabile dhe për këtë gjë, ka thënë ajo, Aleanca është e gatshme ta marr përgjegjësinë që i takon.


    “Vendit i duhen institucione stabile, pas votimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës me 2/3 Vendit i duhet një qeveri e re me kompetenca të plotë kushtetuese dhe opsioni për shkuarje në zgjedhje është i papranueshëm në dy aspekte: e para kundër shkuarjes në zgjedhje janë deklaruar rreth 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe e dyta, situata aktuale me Covid-19 e pamundëson shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Aleanca është e gatshme që të marr përgjegjësi për të ardhmen e vendit”, ka thënë Reshitaj për Euronews Albania.

    Reshitaj ka theksuar se kandidatët e AAK-së për poste qeveritare janë njerëz me integritet dhe profesionistë. Ajo ka thënë se ata kanë kaluar nëpër filtrat e partisë para përzgjedhjes.

    “Të kandiduarit tanë për ministra, kanë kaluar nëpër filtra të partisë, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këto janë një ndër pikat kyçe për qeverinë e re, pastërtia, profesionalizmi dhe përkushtimi në punë. Ne nuk kemi marrë figura nga grupi parlamentar, por kemi marrë figura nga jashtë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!