×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburin Aliu flet si për rrotulla për Thaçin e Veselin në luftë, thotë se disa “ia kanë mbajtë skejeve”

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 20:36

    Deputeti i VV’së, Liburn Aliu, që nuk njihet shumë për të bëma në luftën e fundit e ka kontestuar luftën e dy ish themeluesve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash pjesë e politikës.


    Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Serbia nuk ka mundur t’i ndal Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pasi këta nuk kanë qenë në vijat e frontit të luftës, shkruan Reporteri.

    Sipas tij, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë qëndruar ‘skejeve’ në luftë.

    “Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit”., ka shkruar ai.

    Shkrimi i tij i plotë:
    Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.
    Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t’i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t’i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin “larg vijave të frontit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!