×
  • Sport
  • Sport

    Reagon e dashura e Dybalas, pas lajmeve se argjentinasi doli përsëri pozitiv me Covid-19

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 20:49

    Oriana Sabatini, e dashura e Paulo Dybalas, i ka hedhur poshtë thashethemet se sulmuesi argjentinas i Juventusit ka dalë pozitiv me koronavirus për herë të katërt, duke thënë se ai është në pritje të rezultateve.


    Një televizion spanjoll raportoi dje se Dybala kishte dalë pozitiv me Covid-19 përsëri, gjashtë javë pasi ishte infektuar për herë të parë, transmeton Gazeta Express.

    Por Sabatini thotë se partneri i saj ende nuk e ka pranuar rezultatin e fundit për Covid-19.

    “Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja,” tha Sabatini,

    “Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo. Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”, shtoi ajo.

    Sa i përket gjendjes së vet, e dashura e yllit argjentinas shpjegoi: “Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!