×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i VV-së e quan Grenellin bandit: Trump t’i kërkojë falje Kosovës

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 21:38

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe profesor, Astrit Rexhepi, i cili ditë më parë bëri thirrje për puç ndaj Presidentit Hashim Thaçi, tash po thotë se Presidenti Donald Trump duhet t’i kërkojë falje Kosovës për sjelljet e ambasadorit Richard Grenell.


    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rexhepi nuk është mjaftuar me kaq por edhe e ka fyer ambasadorin Grenell, për të cilin ka thënë se duhet të shërohet.

    “Konsideroj se Z.Trump tani duhet te i kerkoj falje Popullit te Kosoves per veprimet banditeske te Z.Grenell! Z.Grenell, para se te merr ndonje detyre te re, fillimisht le te trajtohet e sherohet!”, ka shkruar ai ditë më parë në rrjete sociale.

    I njëjti, ditë më parë kishte bërë një deklaratë skandaloze, ku bënte thirrje për puç ndaj Presidentit Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!