Pas artikullit të publikuar nga Reporteri, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se gruaja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatban Bunjaku, Dafina Gezha, është emëruar në Bordin drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Këtë gjatë natës së sotme e konfirmoi vetë nënkryetarja e VV-së dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila duke e arsyetuar këtë emërim, pretendoi se Dafina Gezha nuk është anëtare e VV’së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së e cila ka shtruar një pyetje për Vetëvendosjen rreth punësimeve të fundit, kryesisht nëpër bordet e ndërmarrjeve dhe atë në IKSHPK.
“Vv arsyetoi punësimin e militantëve. Keq. Po të familjarëve?” ka pyetur ajo.
https://www.facebook.com/teute.rrusta/posts/10221468893047125
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.