×
  • Lajme
  • Lajme

    E infektuara me Coronavirus në Mitrovicën e Jugut punëtore e ETC-së, paralajmërohet mbyllja e supermarketit

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 23:15

    Vetëm 7 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë duke vazhduar kështu trendi pozitiv i tri ditëve të mëparshme. Mirëpo, sot edhe një komunë e Kosovës, e paprekur deri më tani, i është shtruar hartës së komunave me raste të konfirmuara me koronavirus.


    Bëhet fjalë për Mitrovicën e Jugut, ku sot është konfirmuar rasti i parë. Këtë e ka konfirmuar në RTV Dukagjini edhe nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se bëhet fjalë për një 27 vjeçare, punëtore në ETC në Mitrovicë.

    Si pasojë e kësaj, ai ka paralajmëruar mbylljen e përkohshme te këtij supermarketi, për shkak se e infektuara kishte pasur kontakt me shumë persona, në këtë rast blerës.

    Mitrovica e Jugut deri më tani ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që nuk kishte pasur raste me koronavirus. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!