Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës.
Ndërkaq, në krejt Kosovën janë regjistruar 7 raste të reja.
Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së enjtes.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
Ahmeti gjithashtu ka dhënë një paralajmërim për qytetarët.
“Zero raste në Pr, e shtatë në krejt Kosovën ???. Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi se nuk lejohet. Mos ta prishim në fund”, ka shkruar ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.