Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti i ka dhënë fund çështjes se me cilën Përfaqësuese do të luajë, teksa deklaroi këtë të enjte se do të luajë ëgjithmonë për Shqipërinë dhe shtoi se ka refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndër të tjera, 21 vjeçari, i cili luan me Hajduik Split II në Kroaci, shpjegoi se është më mirë të jesh me një ekip më të dobët dhe luash më shumë, sesa të jesh në ekip të madh e mos të kesh hapësira.
“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash.
Kam luajtur për Shqipëri U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut . Shpresoj të grumbullohem në ekipin e parë. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty,” tha Sahiti për “Super Sport
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.