×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeparlamentarja ​Osmani sot del në konferencë për media

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 8:25

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të mbajë konferencë për media.


    Tema e konferencës nuk është bërë e ditur, por ajo mbahet një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet Qeveria e re.

    Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit nga LDK-ja që të formojë qeverinë e re.

    Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues, transmeton lajmi.net.

    Kjo parti vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja pas pandemisë, por nuk iu ka përgjigjur pesë letrave të dërguara nga presidenti i vendit, në të cilat nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohej dërgimi i emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!