×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj: Do fillojmë hapjen graduale në varësi të situatës

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 8:39

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se “do fillojmë hapjen graduale për të parë se si shkon epidemia”.


    I fituar në një emision televiziv, duke folur për situatën e pandemisë, Veliaj tha se “fakti se kurba është e ulët janë masat që janë marrë në Tiranë që kanë patuar efikasitet meqënëse është 1/3 e popullsisë”.

    Ai tha se “me hapjen që kemi bërë deri tani dhe me hapjen që do bëjmë me 4 maj dhe 11 maj, jemi shumë herë më të hapur se Italia”.

    Velia shtoi se “jemi në një pikë kritike, nuk japim dot një ultimatum se si do të shkojë kjo situatë nëse në fillim nuk e lirojmë pak, për të parë si do shkojë epidemia në të gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë”.

    “Të gjithë drejtuesit në botë po ecin në një fushë të minuar. Ne po përdorim strategjinë me progresiste që njeh njerëzimi. Kemi pasur 38 përqind të stafit që kanë dalë në terren”, tha ai duke shtuar se “ne kemi shërbyer me shumë kujdes ndaj të gjithë atyre që kanë pasur nevojë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!