×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: Vetëvendosje dëshiron shoqëri të nënshtruar, i pengon zëri im i lirë

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 9:22

    Avokati Dastid Pallaska ka thënë në T7 se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të shtypë mendimin e lirë. Për këtë ai e merr shembull interpretimin e normave ligjore nga kjo parti. Ai thotë se VV-së i pengon fjala e lirë e ekspertëve juridik sikur ai.


    ‘’VV dëshiron të shoqëri të nënshtruar, i pengon zëri im i lirë’’, thotë Pallaska.

    Por Pallaska në anën tjetër thotë se VV e dëshiron elektoratin e zemëruar.

    ‘’Ata e dëshirojnë elektoratin e zemëruar dhe të armiqësuar ndaj partive tjera. Thotë populli që kur je i zemëruar mos merr vendime por prit deri sa të qetësohesh. Këta e bëjnë të kundërtën’’, shton ai.’’

    Tutje Pallaska ngrit një paralele mes kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, dhe presidentin Hashim Thaçi.

    ‘’Thaci në vitin 2007 është Albin Kurti i vitit 2020. Ai ka qenë zëri i qytetarëve atë kohë. LDK atë kohë kishte një qeverisje të dobët dhe lajmet për korrupsion bënin normën. Thaci vinte dhe premtonte sundim të ligjit dhe inskenonte disa arrestime spekatakolare.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!